Humbi jetën në det: Identifikohet viktima në plazhin e Durrësit, dyshohet për arrest kardiak
Lajmifundit
/
30 Qershor 2025, 10:46
Aktualitet

Pushuesi që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës është identifikuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, pasi trupi i pajetë i viktimës u nxor nga pushuesit.
Sipas informacioneve, viktima është 41-vjeçari, Shpëtim Alla nga Durrësi.
Mësohet se shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.


