Humb jetën 23-vjeçari shqiptar në Itali, e goditën me shkop bejzbolli

Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari shqiptar në Itali, e goditën me

Nje emigrant shqiptar ne Itali humbi jeten pas nje sulmi. 23-vjeçari shqiptar Atilio Drekai i cili u godit me shkopa bejzbolli në Itali ka ndërruar jetë në spital.

Mjekët kanë verifikuar vdekjen e trurit dhe ai është shkëputur nga pajisja që e mbante gjallë.

Edhe miku i tij italian, Pier Francesco Ferrari është në gjendje të rëndë.

Dy të dhunuarit u kapën në pritë nga një grup prej 4-5 vetash në një parking në Mottella, teksa i kishte telefonuar një i njohuri i tyre për ti caktuar vendin e takimit.

Dyshohet se shqiptari dhe italiani kanë pasur një mosmarrëveshje me grupin që patën konfliktin për shkak të tregtisë së drogës.

Kjo është pista ku po hetojnë autoritetet italiane deri më tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion