Danimarka në gjysmëfinalen e Euro 2020, eliminohet Cekia

Danimarka shkon ne gjysmëfinalen e Euro 2020 duke u bere keshtu skuadra e trete qe arrin ne kete nivel te kompeticionit.
Danezët fituan 2-1 ndaj Republikës Çeke në ndeshjen e mbajtur Baku të Azerbajxhanit. Pas kesaj ndeshje ata do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë-Angli.
Takimi u zhbllokua në minutën e pestë. Delaney shënoi për danezët. Mesfushori i Dortmund mori një top të bukur në zonë nga Larsen dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Goli i 27-të në këtë Evropian që shënohet me kokë, rekord më vete.
Danimarka dyfishoi në fundin e pjesës së parë. Dolberg finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të bukur. Merita i shkon edhe Maehle, autor i një super asisti me të jashtmen.
Çekia ngushtoi në 1-2 sapo nisi pjesa e dytë. Patrick Schick gjen cepin e portës dhe arrin Cristiano Ronaldo-n me 5 gola. Ishin minuta të mira për çekët, por më pas danezët rimarrin veten dhe arrijnë të mbrojnë fitoren deri në fund.
Me tre golat e sotëm, ky Evropian ka mesataren më të mirë, 2.75 gola për ndeshje.


