“Hiqini duart”/ Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët përplasen keq me policinë
Lajmifundit
/
9 Korrik 2025, 10:18
Aktualitet

Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Banorët e Tethit janë përplasur me policinë, duke bllokuar urën hyrëse për në fshat. Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe të flasin me qeverinë.
Pas urdhrit të kryeministrit Rama, IKMT dhe policia kanë planifikuar të prishin fillimisht rreth 40 objekte të ndërtuara pa leje, në një aksion që do të zgjasë disa ditë.


