Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

Aktualitet

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e

Elodi Rapi ka nevojë për ndihmë.

Vogëlushja 8-vjeçare është në gjendje kritike për jetën dhe nevojitet trajtim i specializuar në struktura spitalore jashtë vendit pasi ajo është diagnostikuar me Sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun.

Momentalisht Elodi Rapi ndodhet e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranësn dhe ekziston një mundësi për kurimin e vogëlushes në Genova, Itali në spitalin Gaslini por nevojitet ndihmë financiare pasi kostot e kurimit janë shumë të larta për t’u përballuar nga familja.

Apel per ndihme

Elodi Rapi vogelushja jone 8 vjece prej 1 muaj ndodhet e shtruar ne Spitalin Pediatrik te Tiranes.

Elodi eshte diagnostikuar me Semundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun duke sjelle si pasoje Insuficence Hepatike te renduar. Gjendja e saj eshte kritike dhe nevojitet trajtim i specializuar ne struktura spitalore jashte vendit.

Ekziston nje mundesi per kurimin e vogelushes ne Genova, Itali ne spitalin Gaslini por nevojitet ndihme financiare pasi kostot e kurimit jane shume te larta per tu perballuar nga familja jone. Une jam tezja e saj qe bej kete apel ndihme me shprese se Elodi do e perballoj kete sfide edhe me ndihmen tuaj!

Elodi nuk eshte vetem mbese per mua, ajo eshte shoqja me e ngushte, dashuria me e madhe per familjen tone. Ndaj qellimi i fushates eshte ti vij ne ndihme familjes financiarisht.

Cdo shume e mbledhur do shkoj vetem per kete qellim e do perdoren per shpenzimet spitalore, ekzaminimet e specializuara, nderhyrjen dhe cdo nevoj tjeter lidhur me shendetin e Elodit!

Fondet do kalojne ne llogarine bankare te familjares sone te besuar ne Itali.

Mund të jepni kontributin tuaj, kliko në “Gofundme“

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion