LAJM I FUNDIT/ Ish-kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj paraqitet në GJKKO

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ish-kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj paraqitet në GJKKO

Ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, është paraqitur në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e tij vjen pasi deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Meziu është paditur për shpifje në GJKKO nga Malaj, i cili u zgjodh edhe deputet në siglën e Partisë Socialiste. 

Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti që përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim të votave. 

Më 10 maj një dite para zgjedhjeve u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.

Pas kësaj ngjarje, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.

ME TE LEXUARAT