Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena Kadare: Jeta e tij ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri

Aktualitet

Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena Kadare: Jeta e tij ishte në

Helena Kadare ndau disa fjalë zemre në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Helena tha se jeta e Kadaresë ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres për të qenë në një radhë me përparimin botëror.

“Ismail Kadare është një shkrimtar shqiptar, që e ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që do të thotë se ai përshkroi fatin e shqiptarit dhe të Shqipërisë në tërë rrjedhën e historisë së saj.

Ashtu siç mbijetoi shqiptari dhe Shqipëria, mbijetoi dhe vetë Ismaili, jeta e të cilit në thelb ishte jeta ë Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres, për të qenë në një radhë me përparimin botëror në themelet e të cilit qëndronte historia jonë”

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion