"Gruaja pret çdo ditë të futet në derë Enea", Artur Thomaraj flet për gjendjen e mjeruar të familjes pas humbjes së djalit

Aktualitet

"Gruaja pret çdo ditë të futet në derë

Artur Thomaraj, babai i Enea Thomarajt i cili ndërroi jetë 3 muaj pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol më 14 korrik në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, në banesën e Alda Nikollit, ka folur mbi gjendjen e mjeruar të familjes së tyre pas humbjes së djalit. 

Artur Thomaraj ka treguar histrinë e dhimbshme të jetës së tyre, para dhe pasi djali i tyre i madh ndërroi jetë.

Arturi tregoi se si 2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin. U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea dhe pas 8 vitesh erdhi në jetë djali i dytë, Arlueni.

Por fatkeqësisht natën e 14 korrikut, Enea mbeti i plagosur rënë pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë ngjitur, ku jetonin motrat Nikolli. Enea ndërroi jetë 3 javë më parë, pasi luftoi në spital 3 muaj. Pasi i tha të ëmës fjalët e fundit: Jam mirë.

“Në tiranë kam jetuar tre muajt e ferrit. Kudo që shkoj më del fytyra e tij.. E mbaj derën hapur se pres të më vij djali. Nuk e di si jetoj pa të.” – është shprehur Luljeta, nëna e Eneas. 

Ndërsa Artur Thomaraj në “Për Shqiptarët” në Top Channel ka treguar se si bashkëshortja e tij pret çdo ditë të futet në derë Enea, shikon çdo vend që ka prekur djali dhe i kujtohen, nuk e duron dot dhimbjen.

“I duket sikur nga momenti në moment do të kthehet ai, do të vijë nga puna, do e përqafojë.”

Me lot në sy babai i Eneas tregoi se djali i tij nesër do festonte ditëlindjen, por çfarë t'i uronte ai tani që i biri ka vdekur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion