Gruaja dhe 3 fëmijët iu mbytën në Bunë! Gjykata vendos "arrest me burg" për Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur "arrest me burg" për Erdgys Arrazin.

I riu u arrestua për shkaktim vetëvrasjeje pasi bashkëshortja e tij, Alma Arrazi, u mbyt me tre fëmijët në lumin Buna, pas dhunës së shkaktuar nga i akuzuari. Me një kapuc në kokë, kryefamiljari teksa mbërriti në Gjykatë vendosi të mos ekspozohet as për median.
Familja e Ergys Arrazit, bashkëshortit të 39 vjeçares, ka një biznes privat, servis celularësh në qendër të Shkodrës.
Ndërsa 39 vjeçarja, Alma Arrazi nuk punonte pasi kujdesej për 3 fëmijët e vegjël.
Së fundmi, bashkëshorti Erdgys Arrazi merrej edhe më importin e makinave kryesisht nga Koreja e Jugut.


