SPAK kërkon dëshminë e Gazmend Bardhit për dosjen "Xibraka", deputeti kërkon shtyrjen

Politikë

SPAK kërkon dëshminë e Gazmend Bardhit për dosjen

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar i PD, është thirrur nga Prokuroria e Posaçme ditën e nesërme në orën 10:00, ku do të pyetet lidhur me dosjen “Xibraka” dhe denoncimet mediatike që ai ka bërë.

Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se Bardhi ka shtyrë datën për të dhënë dëshminë, pasi nuk ndodhet në Shqipëri, duke shtuar se ka një agjendë të zënë deri në 23 maj, e duke kërkuar të pyetet në një datë dhe orë tjetër, pas kësaj date.

“Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT