EMRI/ Qëllohet me armë brenda filialit të Fibank në Tiranë, policia nuk thotë nëse u grabitën paratë

Aktualitet

EMRI/ Qëllohet me armë brenda filialit të Fibank në

Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste sot, 12 shkurt, bankën e nivelit të dytë, “Fibank”, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës.

Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

EMRI/ Qëllohet me armë brenda filialit të Fibank në

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

EMRI/ Qëllohet me armë brenda filialit të Fibank në

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion