Golemi dhe Qerreti pa furnizim me ujë në mesin e sezonit turistik, Ujësjellësi s`përgjigjet

Edhe pse janë mes zonave me fluksin më të lartë të pushuesve për shkak të afërsisë me Tiranën dhe Durrësin, dhe vijën bregdetare më të gjatë, Golemi dhe zona e Qerretit ne gjithe vijen bregdetare deri ne Kavaje, po vuajne keto dite mungesen e furnizimit te rregullt me uje.
Kjo situate ka ndodhur edhe diten e sotme, kur ne oret e pasdrekes deri ne mbremje, zona e Golemit, Shkembi i Kavajes, zona e Qerretit dhe vija bregdetare e Kavajes, nuk kane pasur furnizim me uje.
Krahas temperaturave te larta, situaten e bën edhe më të rëndë fakti se ndodhemi ne kulmin e sezonit turistik ne ditet e fundit te qershorit ku strukturat akomoduese jane duke u pergatitur per te pritur pushuesit e korrikut.
Disa dite me pare, zona e Golemit pati probleme ne furnizimin me uje por Ujesjellesi deklaroi se behej fjale per nje problem ne tubacionet e vjetra per te cilin po punohej per ta zgjidhur.
Por ne fakt, qytetaret kane denoncar diten e sotme ne redaksine tone situaten skandaloze se kane qene pa uje ne banesat e tyre ne zonen e Golemit dhe Qerretit gjate pasdites se sotme deri ne mbremje, pa asnje shpjegim.
Tentativa e redaksise per te komunikuar me Ujesjellesin e Kavajes, ne numrin e shpallur 0688006600 nuk mori pergjigje. Edhe perpjekja e vazhdueshme per komunikim me Ujesjellesin e Durresit qe ka marre tashme ne administrim edhe zonen e Kavajes, ne numrin e shpallur per kujdesin ndaj klientit, 0688001100 nuk mori pergjigje.
Mesa duket punonjesit e Ujesjellesit te Kavajes dhe Durresit kane qene pushim dhe duke bere plazh diten e sotme, megjithate pyetja eshte: A do kene me cfare te lahen kur te kthehen ne banesa?!
Publikimi i situates ne Top Channel me date 26 qershor 2025:
Banorët dhe pushuesit e një kompleksi pallatesh në zonën turistike të Golemit po përballen me mungesën e ujit prej të paktën pesë ditësh, duke e përjetuar situatën si një krizë të rëndë në kulmin e sezonit veror.
Rritja e ndërtimeve dhe shtimi i ndjeshëm i pushuesve kanë rritur kërkesën për ujë në këtë zonë bregdetare. Banorët shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se ankesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje, ndërsa sipas tyre, prioritet në furnizim po u jepet hoteleve. Disa prej tyre thonë se po mendojnë t’u rikthehen mënyrave primitive dhe të pasigurta për sigurimin e ujit.
Në një reagim për Top Channel, Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka deklaruar se bëhet fjalë për një defekt lokal, të shkaktuar nga bllokime në linjat e vjetra. Sipas njoftimit, një grup teknikësh është angazhuar në terren për të zgjidhur problemin sa më shpejt.
Ndërkohë, banorët kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, që rrezikon të dëmtojë rëndë përvojën turistike dhe jetën e përditshme në zonë.


