Shpërthim në qendër të Shëngjinit, nga shkëndija elektrike
Lajmifundit
/
29 Qershor 2025, 20:23
Aktualitet

Në qendër të qytetit të Shëngjinit ka ndodhur para pak minutash një shkëndijë elektrike dhe më pas një shpërthim, ku linja që furnizon me energji elektrike pësoi defekt.
Kablli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, duke qënë se fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake.
Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagja e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.


