Gol i anuluar dhe shumë raste, Vllaznia mposht Skënderbeun falë një penalltie

Sport

Gol i anuluar dhe shumë raste, Vllaznia mposht Skënderbeun falë

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 0-1 Skënderbeun në Korçë, në një sfidë që u shoqërua me shumë polemika.

Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa rastet u shtuan në gjysmën e dytë të pjesës së parë, me korçarët që ishin më kërkues.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi vendas tentoi disa herë për të gjetur golin dhe në minutën e 58’, ishte Ramos ai që tundi rrjetën, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për një prekje të topit me dorë.

Ishte sërish Ramos që preku topin me dorë, kësaj radhe në zonën e tij, që pas tre minutash në rishikim me VAR, gjyqtari Cjapi akordoi 11-metërsh për kuqeblutë, që u shndërrua në gol nga Balaj në minutën e 71’.

Korçarët tentuan disa herë që të gjenin rrugën e rrjetës, por kuqeblutë arritën të mbylleshin mirë në mbrojtje, me rezultatin që më pas ngeli i pandryshuar, me këta të fundit që gjithashtu ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krymit në minutën e 94’.

Kështu Vllaznia rimerr sërish vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Skënderbeu vazhdon momentalisht në vendin e 4-të me 37 pikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion