Gogu mban fjalimin e fundit në Kuvend, ironizon Gjekmarkaj: Kryetarja e ministrat u përlotën, me zor e mbajta veten…

Aktualitet

Gogu mban fjalimin e fundit në Kuvend, ironizon Gjekmarkaj: Kryetarja e

Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ja doli dot të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit.

Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj.

Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për Europën e infrastrukturës, shëndetësisë, ujit, për Europën e punës dhe shtetit ligjor. Si qytetar aktiv, pavarësisht platformës ku mund të shërbej, do vazhdoj që të gjithë këtë realitet ta jetoj vetë si qytetar i Europës. Për ta mbyllur, do doja t’i falënderoja, heronjtë e heshtur, gjithë stafit të Kuvendit, kolegët e shumicës të cilët edhe kur erërat janë përpjekur ta pengojnë rrugën e Shqipërisë. Ju falënderoj për durimin që treguar.

Gjekmarkaj: Zonja kryetare ju vërtetë u përlotët pas fjalimit të z.Gogu, dhe kjo ju nderon, tregon që jeni shpirtdhembshur. Po ashtu dhe ministrat Hoxha dhe Hasani patën një moment përmallimi, dhe unë me zor e mbajtja veten. Të lutem, kam një kërkesë për ministren Bora se kam marrë vesh që është ngarkuar ajo për qeverinë e re për kërkesat, që emrin e mikut Gogu ta shkruajmë me shkronja të arta në rreshtin e parë që të mos na mungojnë këto fjalime në parlamentin tjetër.

Gogu: I qëndroj larg talljes kur ka të bëjë me uljen e një kolegu. Nuk i bën nder kësaj salle.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion