Goditi me grushte policin bashkiak, arrestohet 28-vjeçari. E pëson dhe nëna që braktisi fëmijën

Aktualitet

 Goditi me grushte policin bashkiak, arrestohet 28-vjeçari. E

Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçari, i cili akuzohet se ka goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake në Berat.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 28 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grushte, një punonjës të Policisë Bashkiake”, raportoi policia.

Gjithashtu është arrestuar një 45-vjeçar, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa janë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 35 vjeçaren me iniciale S. Z.,  pasi është kallëzuar bashkëshorti i saj, se ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion