Nëna denoncon në polici edukatoren e fëmijës 3 vjeçar: Ka dhunuar tim bir
Lajmifundit
/
22 Maj 2024, 14:45
Aktualitet

Një nënë 31-vjeçare ka denoncuar në polici edukatoren e një kopshti në Tiranë për dhunë.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 31-vjeçarja ka kallëzuar se edukatorja 24-vjeçare me inicale I.K ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.
Njoftimi policisë
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë.


