Goditi Berishen me grusht, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, ja arsyeja

Aktualitet

Goditi Berishen me grusht, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për 32-vjeçarin Gerti Shehu, i cili goditi më 6 dhjetor të vitit të kaluar ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë një tubimi opozitar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se seanca është shtyrë më 20 korrik, pasi mungonte në seancë “viktima” e veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.

Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Ndaj 32-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion