Gjykata la në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës për dhunë në familje, bashkëshortja tërheq akuzat
Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është njohur sot me masën e sigurisë.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten. Mirëpo bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.
Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për Toskën duke argumentuar faktin që 52-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten e tij por kishin pasur një debat në familje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë se gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.