“Tempulli”/ Me kanabis gati për shitje, pranga 18-vjeçarit në Malësi të Madhe
Një 18-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Gjatë kontrollit fizik të kryer nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet një qese me 156 fara kanabis, të cilat do t’i shiste. Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 18-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Goditet një rast i tentativës për shitje të farave të bimës narkotike cannabis sativa.
Vihet në pranga 18-vjeçari, të cilit iu gjetën farat narkotike, gjatë kontrollit fizik. Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të shiste një sasi farash të bimës narkotike cannabis sattiva, është organizuar puna për kapjen e tij.
Në rrugën “13 Dhjetori”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin V. N., 18 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një qese me 156 fara cannabis sativa. Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.