Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

Gjykata Kushtetuese do të vendosë në orën 17:00 për fatin e Erion Veliajt.

Në një njoftim për mediat, Kushtetuesja bën me dije se komunikimi do të bëhet nga kryetarja e kësaj gjykate Holta Zaçaj.

Erion Veliaj, i cili ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgimin e Durrësit, ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Begajt për zgjedhje të parakohshme.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”.

ME TE LEXUARAT