Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë

“Gjykata duhet ta shqyrtonte me përparësi sepse pretendimet kryesore janë pikërisht që është duke u shkelur e drejta e lirisë së shprehjes, por qartazi Gjykata po jep shembull negativ duke mos e shqyrtuar jo vetëm me përparësi, por edhe duke e shtyrë sepse ‘kërkon’ Këshillit i Ministrave”– thekson ai.

Edhe avokati i palës paditëse, Franc Terihati, e quan të paprecedentë shtyrjen aq të gjatë të seancës së shqyrtimit të çështjes, ndërkohë që sipas ligjit kjo gjykatë duhej të shprehej për çështjen brenda 3 muajsh.

“Padia jonë është bërë që në mars dhe nga momenti kur Kolegji i Gjyqtarëve vendosi të mos pranojë kërkesën për pezullimin e VKM-së nuk kemi asnjë veprim nga gjykata”.

Sipas tij, pavarësisht se kërkesa e Këshillit të Ministrave për shtyrje është juridikisht në rregull duket se ka një tentativë për zvarritje të procesit prej tyre.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë duke e parë si precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

Qeveria vendosi në 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm./BIRN

ME TE LEXUARAT