Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Aktualitet

Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve

Gjykata e Lartë ka pezulluar ndërtimin HEC-eve në lumin e Valbonës ne Tropoje.

Në një vendim të publikuar së fundmi, togat e zeza kane pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK.”

Gjykata e Lartë në njoftimin e publikuar të vendimit thekson se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkespadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqata “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve, citon tv abc.

ME TE LEXUARAT