Si në filma, grabitet banka në Athinë, arrestohet i huaji i arratisur nga burgu dhe shoferi grek (Video)
Lajmifundit
/
21 July 2021, 17:06
Bota

Një grabitje si në film aka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës.
Autor ishte një 42-vjeçar i huaj i cili ishte arratisur nga burgu. Në videon e publikuar nga mediat greke duket momenti kur autori shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë.
Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar. Policia greke u vendos në ndjekje të tyre, por pavarësisht rezistencës së tyre mundën ti arrestojnë.
I huaji u arratis nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje e hyrje të paligjshme në Greqi.


