Dëshmon i akuzuari për p*rdhunimin dhe trafikimin në Serbi të Miss Kosovës: Kryem marrëdhënie me dëshirë!

Kosovë&Rajon

Dëshmon i akuzuari për p*rdhunimin dhe trafikimin në Serbi

Tuti Sejdiu, Miss i Kosovës para disa ditësh ka zbuluar se është trafikuar në Serbi nga fqinji i saj në moshën 13-vjeçare.

I akuzuari aso-kohe ishte 35 vjeç, është dënuar në vitin 2016 me katër vite burg për veprën penale që sipas legjislacionit të Kosovës cilësohet si “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga Gjykata Themelore. Por, vendimi është apeluar dhe dënimi ndaj tij është “zbutur” në 3 vite burg.

I akuzuari në fjalë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me Tutin dhe sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën dhe vullnetin e plotë të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmon i akuzuari për p*rdhunimin dhe trafikimin në Serbi

“Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur e dëmtuara dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me vetë-dëshirën dhe iniciativën e të dëmtuarës, edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që e dëmtuara është e mitur, por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, dëshmoi ai.

Ndërsa nga ana tjetër Tuti tregon se:

“Është e vërtetë që kam dalë me të akuzuarin dhe kemi shkuar në motel në Gjilan dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar aty, kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe i njëjti ka kërkuar nga unë që t’i bëj disa foto, kinse për pasaportë, në mënyrë që të udhëtojmë për Kanada, duke kërkuar nga unë që të mos pranoj, nëse dikush më pyet për lidhjen tonë. Ai ka bërë plane që të shëtisim, por gjithmonë ka thënë që së pari ta arrij moshën madhore, që nënkupton se e ka ditur që unë jam e mitur.”

Pas dëshmisë së të dy protagonistëve, Gjykata ende nuk ka marrë një vendim lidhur me fatin e të dyshuarit dhe Sejdiu është shprehur që shpreson se së shpejti ai do të bjerë në duart e policisë.

ME TE LEXUARAT