Gjendet predhë luftarake në Postribë të Shkodrës, forcat e specializuara të Ushtrisë në vendngjarje

Aktualitet

Gjendet predhë luftarake në Postribë të Shkodrës,

Rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mes të njësisë administrative Postribë, punonjësit e një firme që merret me pastrimin e kanaleve kulluese kanë hasur në një predhë luftarake gjatë punimeve rutinë.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e specializuara të Ushtrisë, të cilat kanë marrë masat e sigurisë për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar origjinën e predhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion