“E kafshuan në dorë”, vdiqën nga mbidoza e ilaçeve, dy ukrainaset sherr me farmacisten në Tiranë për...

Aktualitet

“E kafshuan në dorë”, vdiqën nga mbidoza e

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetase ukrainase u gjetën të vdekura në banesë.

Dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.

 Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

EMRAT, gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, dyshimet e para

“E kafshuan në dorë”, vdiqën nga mbidoza e

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë. Vajzat ukrainase dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh.

Policia tha se viktimat jane Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT