Aksident tragjik në Rusi, autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë, 4 të vdekur

Bota

Aksident tragjik në Rusi, autobusi bie nga ura dhe përfundon në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Shën Petersburg të Rusisë, ku një autobus me rreth 20 pasagjerë u rrëzua nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Moyka.

Sipas informacioneve të Ria Novosti, katër persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë të shtruar në spital është jashtëzakonisht kritike.

Në videot e publikuara në rrjete sociale autobusi shihet duke lëvizur më shpejtësi në një udhëkryq, ku pasi përplas një automjet del nga rruga dhe bie nga ura në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për arsye që ende nuk dihen humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar tragjedinë me 4 viktima. Ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion