Mallkimi ndjek familjen në Shkodër, Gjelosh Rushaj humbi jetën në greminë, po në këtë rrugë humbi 4 familjarë të tij

Aktualitet

Mallkimi ndjek familjen në Shkodër, Gjelosh Rushaj humbi jetën

Gjelosh Rushaj nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi ra në humnerë së bashku mjetin e tij, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Viktima u aksidentua të enjten teksa ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit, kur rrugës është përballur me një furgon të policisë së Shkodrës.

Mallkimi ndjek familjen në Shkodër, Gjelosh Rushaj humbi jetën

Në tentativë për t’i liruar rrugën policisë, për shkak të rrugës së ngushtë, automjeti i tij ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.Një e afërme e tij zbulon se po në këtë aks rrugor, Gjelosh Rushaj humbi dhe katër anëtarë të familjes së tij.

 

“Gjelosh Rrushaj po punonte në riparimin e segmentit të rrugës së Planit- Dukagjin. Po vazhonte injicjativen e vëllait Petriti (I cili humbi jetën me djalin e tij Jasonin në Perru të That) i cili u mbeshtet nga populli i Planit dhe dashamirë për të siguruar fondet. Kjo rrugë është jasht të gjitha parametrave shkaku që solli edhe aksidentin pasi Gjeloshi ka ndërpre punimet për të liruar rrugën forcave të Policisë që po udhtonin për Plan. Rruga e amortizuar dhe ngusht ka kriju shembje dhe kamjonçina ka ra në humnerë. Fal familjarve, puntorëve dhe policve u arrit nxjerrja ne rruge e Gjeloshit dhe ardhje ne kohe e Helikopterit bene qe ai te dergohet ne Spitalin e traumnes ne Tiran. Me 6 Korrik 2000 po ne te njejtin vene kane vdek edhe 4 pjestare te familjes se Gjeloshit. I lutemi Zotit per Sherimin e shpejt te tij.”, shkruan ajo.

 

­­­­­

ME TE LEXUARAT