Gërdeci, SPAK këmbëngul: Do ankimojmë rrëzimin e kërkesës për rihetim të Fatmir Mediut

Politikë

Gërdeci, SPAK këmbëngul: Do ankimojmë rrëzimin e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun për tragjedinë e Gërdecit, mbi rolin e tij në këtë periudhë që ka qenë në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Menjëherë pas këtij vendimi një reagim ka ardhur nga SPAK. Gazetari i ABC, Ermal Vija, raporton se SPAK do të ankimojë menjëherë vendimin në Apelin e GJKKO, ndërsa argumenton se rrëzimi i kërkesës është i pa bazuar në ligj.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte SPAK-un duke shpëtuar Fatmir Mediun nga rihetimi dhe procesi gjyqësor. Tashmë pritet nëse çështja të apelohet nga SPAK për të këmbëngulur në rihapjen e dosjes së Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

ME TE LEXUARAT