Fundjava sjell fluks automjetesh në Elbasan, trafik i rënduar në dalje të autostradës

Aktualitet

Fundjava sjell fluks automjetesh në Elbasan, trafik i rënduar në

Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Elbasan, ku prej orës mesditës e në vijim qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit paraqitet i rënduar.

Shkak kryesor i kësaj situate është fluksi i automjeteve që lëvizin nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit, një fenomen i përsëritur thuajse çdo fundjavë e sidomos gjatë fundjavave të gjata.

Në veçanti, problematika më e madhe paraqitet në zonën e njohur si “Hinka e Bradasheshit”, në dalje të autostradës drejt Elbasanit, ku krijohen radhë kilometrike automjetesh dhe bllokime të shpeshta.

Kjo pikë është kthyer në një nyje problematike për qarkullimin, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe shpeshherë tension në rrugë./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion