Aksident në aksin Korçë–Bilisht, përmbyset zetori, plagoset drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Aksident në aksin Korçë–Bilisht, përmbyset zetori,

Një aksident rrugor është regjistruar në juglindje të vendit, në aksin Korçë–Bilisht, pranë fshatit Cangonj në Devoll, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion