Sali Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

Aktualitet

Sali Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic.

Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu falënderuan Mesic, të cilin e cilësuan si një mik të vjetër të tyre dhe të shqiptarëve, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kombit shqiptar, veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tij, si dhe të Kroacisë, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres. Sipas kryetarit të PD-së, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën europiane të vendit.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti Mesic theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion