‘Këto akuza nuk i bëjnë as gomerët’, Salianji i përgjigjet Nokës: Agasi, lidhje e afërt e Berishës! Pse heshtni?

Politikë

‘Këto akuza nuk i bëjnë as gomerët’, Salianji i

Ish-deputeti Ervin Salianji e krahason Flamur Nokën me gomerët, ndërsa u përgjigjet akuzave që janë artikuluar ndaj tij se i shërben krimit të organizuar dhe Ergys Agasit, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t.

Në intervistën për Mediat, Salianji artikulon publikisht akuza se Ergys Agashi është lidhje e afërt e Sali Berishës dhe për këtë arsye kurrë nuk është denoncuar nga PD, deri në momentin që u shpall në kërkim nga SPAK.

Salianji ngre pyetjen se përse në PD heshtin, jo vetëm për Agasin, por edhe për personazhe të tjerë që dalin në dosjen e AKSHI-t, si biznesmeni tjetër në kërkim Ermal Beqiri. Madje, ish-deputeti i thotë Berishës se ai nuk ka guximin të përmendë as grupin kriminal të Troplinëve, që sipas tij ishin klani që e involvuan Agasin në politikë.

“Është idiotësia e ngritur në monument. Është ky zotëria, një prej arsyeve përse PD humb, është sepse llumi në përgjithësi bie në fund, ndërsa PD e ka ngjitur sipër. Këto janë akuza që edhe gomerët nuk i bëjnë, ndjesë gomerëve që po i krahasoj me këtë. Unë e kam denoncuar dhe e denoncoj Agasin. Agasi është lidhje afërt me njerëz të afërt të Berishës, për të cilin nuk ka folur deri në momentin që u shpall në kërkim nga SPAK.

Dosja e AKSHI-t është një dosja skandaloze, në të cilën Berisha nuk përmend as Troplinët dhe as Ermal Beqirin. Madje për shkak të burgosjes sime, nuk ka dërguar në SPAK raportin e komisionit hetimor të TIMS për shkak se në atë raport dilte që ishin njerëz të Agasit, ishte i përfshirë Ermal Beqiri”, shprehet Salianji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion