Fshehu 1 milion euro fitim, sekuestrohet spitali privat në Tiranë, arrestohet pronari, FOTO DHE EMRI

LAJM NE PERDITESIM - Nje spital privat ne zonen e Zogut te Zi ne Tirane u sekuestrua diten e sotme. Sipas policise, behet fjale per spitalin privat 'International Medicare', në zonen e Zogut të Zi ne Tirane.

Administratori eshte arrestuar ndersa krahas me fshehjen e fitimeve, ai akuzohet se ka perdorur aty medikamente te skaduara dhe pajisje te demshme per shendetin e qytetareve dhe pacienteve.
Policia konfirmoi arrestimin e shtetasit Edmond Zaja, si dhe shpalljen në kërkim dy bashkëaksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi.
Spitali ofronte kryesisht sherbime estetike per floket dhe lekuren por edhe nderhyrje kirurgjikale te ndryshme.
Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”.
Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.
Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:
-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;
-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.
Bllokohet subjekti.
Arrestohet administratori i spitalit privat.
Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.
Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.
Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.
Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


