“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!” – Pankarta therëse nga protesta: Rama “në flakë”, Balluku në qeli

Aktualitet

“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë

Qytetarët nuk kanë kursyer ironitë therëse kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në protestën e 62, duke shprehur edhe kundërshtinë ndaj reformës territoriale.

“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë

Një prej pankartave i është drejtuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shkruar: “Apartamentin 301 e ke dhuratë nga shqiptarët”, shoqëruar me një foto të Ballukut të vendosur në një qeli burgu.

Një tjetër pankartë lidhej me kundërshtimet ndaj reformës territoriale dhe protestat e zhvilluara kundër propozimit së Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive.

“Një zë, një kërkesë: Poliçani bashki. Paska burra Poliçani, po ju çfarë prisni?”, shkruhej në një prej pankartave.

“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë

Po ashtu, edhe një tjetër mesazh i referohej protestave në Poliçan dhe vendimit të disa qytetarëve për të djegur teserat e Partisë Socialiste në shenjë kundërshtimi ndaj reformës: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!”, thuhej në pankartë ku ata kanë vendosur edhe foton e kryeministrit në flakë.

“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë

“Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë

 

 

ME TE LEXUARAT