Qytetari në protestë: “Reforma Territoriale po sjell shpopullim, t’i japim fund sistemit të korruptuar

Aktualitet

Qytetari në protestë: “Reforma Territoriale po sjell shpopullim,

Një qytetar, gjatë protestës së 62-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka ngritur shqetësimin për reformën territoriale, duke deklaruar se ajo vazhdon të nxisë shpopullim masiv.

“Por edhe ato bashki që kanë mbetur duan t’i largojnë, sepse duan të largojnë kontaktin me njerëzit, sepse këta, sigurisht, nuk i dinë hallet, problemet dhe shqetësimet që kanë njerëzit”, u shpreh qytetari.

Qytetari përsëriti edhe thirrjet e protestës kundër klasës politike, duke deklaruar “ne duam t’i japim fund këtij sistemi të marrë peng nga dy njerëz prej 35 vitesh. Duam t’i japim fund një sistemi që nuk pyet për njerëzit, një sistemi të korruptuar dhe plaçkitës”

Qytetari: Siç e keni parë, reforma territoriale vazhdon të nxisë shpopullim masiv. Askush nuk do t’ia dijë për ata banorë që ndodhen në ato qytete të vogla, askush nuk mendon për ta. Por edhe ato bashki që kanë mbetur duan t’i largojnë, sepse duan të largojnë kontaktin me njerëzit, sepse këta, sigurisht, nuk i dinë hallet, problemet dhe shqetësimet që kanë njerëzit.

Ne jemi këtu për një qëllim. Këtyre u ka ardhur fundi, prandaj thirrja “Ju erdhi fundi” prej 62 ditësh rresht kjo shprehje merr kuptim, ashtu si shprehja e parë, të cilën e ngriti çdo shqiptar në këmbë, se ne duam të drejtat tona, duam liri dhe ajo është: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ne duam t’i japim fund këtij sistemi të marrë peng nga dy njerëz prej 35 vitesh. Ne duam t’i japim fund këtij sistemi që nuk pyet për njerëzit, ne duam t’i japim fund këtij sistemi të korruptuar dhe plaçkitës. Duhet të jemi bashkë në arritjen e qëllimit.

 

ME TE LEXUARAT