Trump reagon pas fluksit masiv të emigrantëve në Spanjë dhe paralajmëron rrezikun për Amerikën

Bota

Trump reagon pas fluksit masiv të emigrantëve në Spanjë dhe

Ceuta po përballet me një fluks të paprecedentë emigrantësh, duke e kthyer enklavën spanjolle në epiqendrën e krizës më të fundit migratore në Europë. Autoritetet flasin për dhjetëra mijëra kalime brenda një dite, viktima dhe kapacitete pritëse të tejkaluara.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku kaluan kufirin drejt Ceutës gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci paraprak flet për të paktën 57 persona që humbën jetën në përpjekje për të hyrë në territorin spanjoll

Presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesus Vivas, bëri të ditur se qyteti nuk është më në gjendje të përballojë një fluks të tillë, pasi kapacitetet e pritjes janë tejmbushur.

Ndërkohë, gjatë së premtes, më shumë se 50 mijë emigrantë u kthyen në Marok. Sipas autoriteteve, procesi i kthimit u zhvillua me ritëm të lartë, me rreth 150 persona që kalonin kufirin çdo minutë.

Për të përballuar situatën, Spanja ka dislokuar forcat e armatosura në Ceuta dhe Melilla, duke shtuar masat e sigurisë në të dyja enklavat.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme do të kthehen sa më shpejt në Marok.

Kriza ka sjellë reagime edhe në arenën ndërkombëtare. Kryeministri britanik Andy Burnham dhe presidenti francez Emmanuel Macron ofruan mbështetje për Spanjën, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump e përdori situatën si shembull në debatin për emigracionin në SHBA, duke paralajmëruar se një skenar i ngjashëm mund të ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara.

 

ME TE LEXUARAT