Foto/ Mashtronte njerëzit se parashikon të ardhmen, kjo është fallxhorja e arrestuar në Krujë

Aktualitet

Foto/ Mashtronte njerëzit se parashikon të ardhmen, kjo

Kjo është Elena Muhaxhiri e arrestuar për mashtrim. 43 vjeçarja ishte në kërkim pasi mashtronte njerëzit duke u marrë para dhe sende me vlerë me pretendimin se u parashikonte të ardhmen.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 43 vjeçaren me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Foto/ Mashtronte njerëzit se parashikon të ardhmen, kjo

Krujë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar "Streha".

Vihet në pranga një shtetase që ishte shpallur në kërkim pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Streha". Si rezultat i këtij operacioni, në Fushë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT