EMRI/ Arrestohet fallxhorja në Fushë-Krujë, mashtronte se mund të parashikonte të ardhmen

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet fallxhorja në Fushë-Krujë, mashtronte se mund

Një 43 vjeçare e shpallur në kërkim për masshtrim, është vënë në prangat e policisë së Krujës. Në kuadër të operacionit të koduar “Streha” është bërë i mundur ndalimi i Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Ajo ishte shpallur në kërkim pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT