FOTO/ Banorët e Bërxullës protestë, konfrontohen me policinë: Mos më prekni me dorë!

Aktualitet

FOTO/ Banorët e Bërxullës protestë, konfrontohen me

Banorët e zonës së Bërxullës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për aksin rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia.

Mësohet se banorët nuk janë dakord me projektin e qeverisë për punimet e rrugës, pasi ky plan prek edhe shtëpitë e tyre.

Kjo gjë ka bërë që një numër i madh i tyre të shfaqen tejet të tensionuar edhe kundrejt policisë, duke u bërë thirrje të mos i prekin me dorë.

Një prej banorëve tha se nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.

Ai tha se nuk pasur asnjë tentativë për negociata nga ana e autoriteteve për të arritur një ujdi në lidhje me këtë çështje.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje deri më sot. Asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare sa do të jetë e aksesueshme pjesa tjetër e pronës. Do ndërpritet rruga dhe nuk kam ku të hyjë. Nuk e kuptoj këtë neglizhencë të qeverisë mbi një projekt që është tërësisht vjedhje.

Kjo rrugë është e mbyllur, ne nuk jemi kundër projektit por jemi për dëmshpërblim në bazë të ligjit që është në fuqi.

Nuk ka asnjë lloj shkrese, që të negociojë me ne, pavarësisht se Belinda Balluku dhe ata tjerët thonë që kemi rëndë dakord me banorët, Nuk ka ardhur asnjë njeri. Prandaj dal në protestë unë se dua ta di, sa është dëmshpërblimi im”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT