Foshnja e porsalindur ndërroi jetë, nën hetim për neglizhencë mjekja në Pogradec

Aktualitet

Foshnja e porsalindur ndërroi jetë, nën hetim për

Një mjeke e maternitetit të qytetit të Pogradecit është proceduar penalisht. Mësohet s'e mjekja G.Sh, 51 vjeçe ka neglizhuar mjekimin e një foshnje të sapolindur në maternitetin e Pogradecit, e cila edhe pse u dërgua për mjekim të specializuar, ndërroi jetë.


"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec."-njofton policia.

ME TE LEXUARAT