Flakët mbërrijnë në ByPass-in e Vlorës, Karaburuni në pritje të ndërhyrjes ajrore, asnjë përmirësim në Malin e Kuçit dhe Radhimë

Aktualitet

Flakët mbërrijnë në ByPass-in e Vlorës, Karaburuni

Në Vlorë, zjarri vijon të jetë një problem që sjell rrezik. Mësohet se flakët pas mesnatës kanë pushtuar sërish malin e Tragjasit, ne anën e Bypass-it të Vlorës, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve, ka vënë nën kontroll situatën.

Por, vijon të jenë problematike vatrat në Karaburun, ku sipas autoriteteve lokale, pritet ndërhyrja nga ajri ditën e sotme, duke shpresuar se zjarri do neutralizohet. Zjarri është aktiv edhe në kodrat e Radhimës në Malin e Kuçit dhe në Karaburun.

 

ME TE LEXUARAT