Flakë gjigande, momenti kur shkrumbohet nga zjarri “GLE”-ja e Kozakut
Lajmifundit
/
2 Dhjetor 2023, 10:39
Aktualitet

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjeti në pronësi të personazhit të njohur të Tiktok, Kozak është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në Allias të Tiranës. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.(Shiko këtu)


