Pajisja argëtuese ndahet në dy pjesë, 23 të plagosur në parkun “Green Mountain” në Arabinë Saudite

Bota

Pajisja argëtuese ndahet në dy pjesë, 23 të plagosur në

Të paktën 23 persona u plagosën seriozisht pasi një pajisje argëtuese në “Green Mountain Park” pranë Taifit në Arabinë Saudite pësoi një defekt teknik. Shtylla qendrore e pajisjes u thy në dy pjesë ndërsa ishte plot me njerëz, duke shkaktuar shembjen e saj me një zhurmë të fuqishme.

Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur vizitorët mbetën të ngecur brenda pajisjes, ndërsa autoritetet lokale nisën menjëherë hetimet për shkakun e incidentit.

Spitalet në Taif shpallën gjendje emergjente dhe pritën të plagosurit, të cilët filluan trajtimin me ndihmën e parë në vendngjarje para se të transferoheshin për kujdes të mëtejshëm mjekësor.

ME TE LEXUARAT