Kujdes! Nëse bojleri lëshon tinguj të pazakontë, fikeni menjëherë

Soft

Kujdes! Nëse bojleri lëshon tinguj të pazakontë, fikeni

Ekspertët paralajmërojnë se bojleri mund të jetë rrezik serioz nëse nuk funksionon si duhet. Një nga shenjat që nuk duhet t’i injoroni është tingulli i fortë, si zierje ose fishkëllim, që tregon se uji po ngrohet në mënyrë të pakontrolluar.

Nëse dëgjoni këtë tingull, ndërprisni menjëherë rrymën elektrike që furnizon bojlerin. Shkyçni nderprerësin që lidhet me bojlerin ose, në mungesë të tij, siguresën në panelin elektrik. Nëse keni pajisje automatike (automat), ajo do të ndalojë rrymën në të gjithë banesën, që është edhe më e sigurt.

Bojleri në presion dhe në kontakt me rrymën elektrike është veçanërisht i rrezikshëm në përdorim gjatë dushit. Prandaj, fikni bojlerin para çdo përdorimi të ujit të ngrohtë, pavarësisht nëse sistemi i tokëzimit funksionon mirë.

Edhe kur bojleri është teknikisht në rregull, rreziku i goditjes elektrike nuk eliminohet plotësisht. Ekspertët theksojnë se rryma mund të kalojë nëse tokëzimi dështon, ndaj fikja paraprake mbetet masa më efektive për të shmangur aksidentet.

ME TE LEXUARAT