Fier/ Goditet me thikë punonjësi i sigurisë në spital, shkak parkimi

Aktualitet

Fier/ Goditet me thikë punonjësi i sigurisë në spital, shkak

Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje me thikë të një punonjësi sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas bluve, i arrestuari është Shkëlqim Murati, banues në Fier, ndërsa ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të spitalit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se konflikti ka nisur në zonën e parkimit, ku 44-vjeçari kishte lënë automjetin duke bllokuar lëvizjen e një ambulance.

Punonjësi i sigurisë e ka zhvendosur makinën për të liruar rrugën, por ky veprim ka shkaktuar reagimin e dhunshëm të Muratit sapo ai është kthyer në parkim.

I nervozuar nga zhvendosja e automjetit, 44-vjeçari ka debatuar me rojen e sigurisë dhe më pas e ka goditur atë me mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në krah.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion