Fëmijët e emigrantëve shqiptarë mund të pajisjen me librat e gjuhës shqipe, Konsullata në Mynih bën njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë mund të pajisjen me

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih, ditën e sotme ka filluar shpërndarja e teksteve mësimore. Përmes një njoftimi zyrtar, vetë Konsullata ka njoftuar se këtë të hënë në ambientet e fëmijët e emigrantëve shqiptarë të cilët studiojnë në Bavari mund të shkojnë edhe të pajisen me tekstet mësimorë në gjuhën shqipe.

Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit, janë shpërndarë tekstet e nivelit të parë (nga klasa I deri në klasën III) dhe të nivelit të dytë (nga klasa IV deri në klasën IX), të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Përmes këtij njoftimi, Konsullata ka bërë me dije se shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe për mësuesit e tjerë të cilët kanë bërë porositë nga Landi i Baden Ëürttemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.

“Në Konsullatën e Përgjithshme  të Republikës së Shqipërisë në Mynih, ka filluar shpërndarja e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit  e Bavarisë, për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026.

Edhe këtë vit, janë shpërndarë tekstet e nivelit të parë (nga klasa I deri në klasën III) dhe të nivelit të dytë (nga klasa IV deri në klasën IX), të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

 Shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe për mësuesit e tjerë të cilët kanë bërë porositë nga Landi i Baden Ëürttemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.

Një falënderim i veçantë për të gjithë Lapsh Bavari, dhe mësuesit e përkushtuar anembanë  Gjermanisë,që me punën e tyre mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion