Erërat e forta rrëzojnë qindra pemë në Poloni! Pesë të vdekur, mes tyre një fëmijë

Aktualitet

Erërat e forta rrëzojnë qindra pemë në Poloni!

Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta.

Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.

Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, temperaturat thyen një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, shkruan Reuters.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion