Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

Kosovë&Rajon

Greqia përforcon ushtrinë, në 2030 pritet të ketë 200

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke.

“Kjo agjendë, duke filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të 4-të.Në të njëjtën kohë, ajo parashikon forcimin dhe modernizimin e flotës sonë. Programi për blerjen e fregatave të reja të FDI tashmë është duke u zhvilluar”, u shpreh ministri, Nikos Dhendias.

Gjithashtu, ka theksuar Dhendias po konsiderohet edhe pjesëmarrja e vendit në projektimin dhe ndërtimin këtu në Greqi të fregatave të reja të tipit Constellation, si dhe zgjidhjet optimale për periudhën e ndërmjetme nëpërmjet krijimit edhe të një ekosistemi të inovacionit të mbrojtjes

ME TE LEXUARAT